Vdes një 81 vjeçar brenda qendrës së votimit në Kaçanik

Vdes një 81 vjeçar brenda qendrës së votimit në Kaçanik

Një i moshuar, rreth moshës 81 vjeçare, ka vdekur derisa ishte duke votuar në shkollën e fshatit Biqec të Komunës së Kaçanikut.

Sipas dëshmitarëve, viktima ka vdekur brenda qendrës së votimit.

Ai ishte i shoqëruar nga djali i tij, ndërsa nuk dihet se çka e ka shkaktuar vdekjen e tij.

I ndjeri kishte ardhur nga Shkupi për të votuar në Kaçanik, u raportua nga RTV Dukagjini.

Drejtori i shkollës “Jusuf Gërvalla”, Kemal Dullovi, ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Unë isha rastësisht te vendvotimi numër një. Në atë moment isha aty, ku personi duke e marrë fletëvotimin ka rënë për mbrapa. Menjëherë djali i tij, me disa persona tjerë e kanë dërguar në veturë, ndërkaq pas 10 ose 15 minutave jemi informuar se ai person ka ndërruar jetë. I njëjti ka kërkuar ndihmë për me gjet emrin e vet, ai ka qenë shumë mirë. Mund të ketë qenë ndonjë sulm apo diçka e tillë. Rasti ka ndodhur shpejt, djali i tij ka reagu menjëherë. Përndryshe personi me vendbanim është në Shkup dhe ka ardhur për me votu”, tha Dullovi./Insajderi.com