Vdes një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje

Vdes një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri ka njoftuar se ka vdekur aktivisti i saj, Halil Mehmeti.

Halil Mehmeti ishte aktivist që nga ditët e para të kësaj dege të Vetëvendosjes.

Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë në moshën 60 vjeçare.

“Halil Mehmeti ishte aktivist i ditëve të para në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri. Në organizimin e secilit aktivitet të Lëvizjes, ishte e pamundur që aty të mos vërehej kontributi e pjesëmarrja e Dajës Lil”, thuhet ne njoftimin e LVV-së, Vushtrri. /Insajderi.com/