Vdes një grua në Gjakovë, dyshohet se vrau vetën

Vdes një grua në Gjakovë, dyshohet se vrau vetën

Është gjetur një grua e vdekur brenda shtëpisë në Gjakovë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Garishta.

Në raportin e policisë thuhet se viktima është e moshës 48 vjeçare dhe është gjetur e vdekur rreth orës 10 e 35 mëngjesin e sotshëm 27.09.2020.

Fillimisht presoni femër është dërguar në Spitalin rajonal të Gjakovës, ku më pas nga mjeku kujdestar është konfirmuar se e njëjta në spital ka arritur pa shenja jete.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima është vetëvrarë, si dhe organet kompetente kanë nisur procedurat për hetim të mëtejmë të rastit.

“Rreth orës 10:35 Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit rajonal në Gjakovë se një person është sjellë në gjendje të rëndë nga familjarët e saj. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe nga mjeku kujdestar kanë kuptuar se viktima femër rreth 48 vjeçare ka arritur pa shenja jete. Sipas informatave të para viktima ka kryer vetëvrasje. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është iniciuar si hetim i vdekjes”./Insajderi.com