Vdes një grua në Prishtinë

Vdes një grua në Prishtinë

Një grua ka vdekur gjatë pasdites të së dielës në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë, ku thuhet se e ndjera ishte dërguar nga familjarët në një spital për trajtim mjekësor, por e njëjta ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Rr.Shkupi, Prishtinë, 14.03.2021-14:00. Raportohet se nga familjaret ishte dërguar në një spital,  për tretman mjekësor viktima femër kosovare me ç ‘rast e njëjta kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com