Vdes një grua në Serbi pas vërshimeve

Vdes një grua në Serbi pas vërshimeve

Një grua 87 vjeçare ka vdekur pas reshjeve të mëdha të shiut në Vrshac të Serbisë.

Dragan Donçevski, shef i njësisë së shpëtimit të zjarrfikësve, ka konfirmuar vdekjen e të moshuarës, ndërsa tha se hetimet do ta përcaktojnë se si ndodhi vdekja e saj.

“Për momentin nuk ka persona të tjerë që janë prekur nga kjo situatë, niveli i ujit ka rënë dhe presim që të vazhdojë të tërhiqet.. Unë mendoj se më e keqja ka përfunduar”, tha ai.

Dhjetëra shtëpi janë vërshuar në Uljme, Izbishte e Shushar , si dhe rrugë lokale  në mes të dy qyteteve., raporton RTS.

42 persona janë evakuuar nga zonat e prekura, përderisa situata është stabilizuar në mbrëmje./Insajderi.com