Vdes një grua nga Drenasi, e infektuar me Covid-19

Vdes një grua nga Drenasi, e infektuar me Covid-19

Edhe një grua nga Drenasi, e cila ishte e prekur me Coronavirus, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, i cili tha se ky është rasti i dytë i vdekjeve në komunën të cilën ai e drejton.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tutje ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës dhe ka kërkuar nga qytetarët që të repsektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

“Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga SHSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me COVID-19. Familjes dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin. Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së. Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik”, ka shkruar Lladrovci. /Insajderi.com

Të dashur qytetarë,

Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga ShSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e…

Posted by Ramiz Lladrovci on Friday, July 17, 2020