Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Një i burgosur ka vdekur sot (e premte) rreth orës 09:50 në Spitalin Rajonal të Pejës, njofton Insajderi.

I ndjeri është F.F., 68 vjeçar.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, ai kishte disa probleme shëndetësore.

“Gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë vazhdimisht ka qenë me probleme shëndetësore të sistemit kardiak dhe me aparat të mbajtjes së ritmit (peace maker), me sëmundje të sistemit urinar dhe në dializë për një kohë të gjatë.

Tërë kohën ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut dhe kohë pas kohe, sipas nevojës dhe rekomandimeve të specialistëve edhe në QKUK dhe në SP në Pejë”, thuhet në njoftimin për medie.

Tutje bëhet e ditur se viktima që nga data 05.01.2021 ka qenë duke u trajtuar në Repartin Kirurgjik të Spitalit Rajonal të Pejës.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore./Insajderi.com