Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës

Një i burgosur ka vdekur të premten në Spitalin Rajonal të Pejës, njofton Insajderi.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, të cilët përmes një postimi në Facebook kanë njoftuar se viktima është M.S, 80-vjeçar.

Sipas njoftimit, i burgosuri, që nga pranimi, në vitin 2007, ka qenë nën kujdesin mjekësor të burgut dhe të konsultantëve mjekësor specialist.

“I njëjti për shkak të sëmundjeve kronike si; insuficiencë e zemrës, mushkërive dhe diabet ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, me 12.03.2021, është referuar në SP të Pejës.

Që nga ajo kohë është trajtuar në këtë institucion në mënyrë të vazhdueshme nga kardiologët, pulmologët dhe specialistët e tjerë. Për shkak të moshës dhe sëmundjeve kronike nuk ka arritur që të tejkaloj këtë gjendje dhe si pasojë, përkundër kujdesit të shtuar të stafit mjekësor të SP të Pejës, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore./Insajderi.com