Vdes një i infektuar me Coronavirus nga Suhareka

Vdes një i infektuar me Coronavirus nga Suhareka

Edhe një pacient i infektuar me Coronavirus, ka humbur betejën me këtë sëmundje, gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për personin me inicialet S.K., nga Suhareka, i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, më 24 korrik dhe ishte hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Drejtorit të QKMF-së në Suharekë, Salih Bytyqi, i cili tha se rasti ka rezultuar pozitiv me Covid-19 më datë 14 korrik, ndërsa viktima ka vdekur në Prizren.

“Rasti ka rezultuar pozitiv me Covid-19 nga data 14 korrik i këtij viti, ndërsa ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit”, ka thënë Bytyqi.

Lidhur me këtë vdekje është deklaruar edhe Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi, e cila ka thënë se edhe 32 qytetarë të tjerë të kësaj komune po vazhdojnë të jenë raste aktive me virusin korona.

“Edhe 32 qytetarë të komunës tonë po e vazhdojnë betejën me këtë virus të fshehtë për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, ka thënë ajo.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 121 pacientë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 3,874 raste, ndërsa numri total i rasteve pozitive është 7,137 raste.

Poashtu, në 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tetë pacientë të cilët kanë pasur dhe sëmundje tjera shoqëruese, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vendin tonë ka shkuar në 177. /Insajderi.com/