
Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas aksidentimit që ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës më datë 09 shtator, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku tutje thuhet se viktima ishte i mitur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Fsh. Lluzhan, Podujevë (NN) 09.09.2020-03:35. Në lidhje me rastin është raportuar se me 12.09.2020 viktima mashkull kosovar -i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com