Vdes një person në magjistralen Gjilan-Kamenicë

Vdes një person në magjistralen Gjilan-Kamenicë

Para disa minutave ka ndodhur një aksident në magjistralen Gjilan-Kamenicë në të cilin janë involvuar tri vetura. Një grua ka vdekur ndërsa nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda edhe një burrë, lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani nga Policia e Kosovës.

Hashani tha se në aksident ka humbur jetën një grua ndërsa një burrë ka pësuar lëndime të rënda.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Gjilan-Kamenicë, janë involvuar tri vetura. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë policia dhe ekipi mjekësor”, tha Hashani për Express.

Kujtojmë se në mëngjesin e sotëm pasi shkaktoi vetë-aksident ka humbur jetën një person te Parku i Biznesit në Drenas. Ndërsa dje në Koshtovë të Mitrovicës vetura e ka goditur për vdekje një këmbësor 69 vjeçar.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.