Ka ndërruar jetë një person nga Komuna e Malishevës i cili ishte i shtrirë në repartin e neurologjisë, por më pas mjekët japin lajmin se i vdekuri ishte i infektuar me Covid-19, njofton Insajderi.
Në njoftimin zyrtar të Komunës së Malishevës thuhet:
“Sonte një person ka vdekur në QKUK nga Komuna e Malishevës, i cili paraprakisht kishte qenë i shtrirë në repartin e neurologjisë, ndërsa pasi ka ndërruar jetë, sipas familjarëve në fletë lëshimin e spitalit thuhet se ka qenë i prekur me COVID-19, përderisa i njëjti më herët nuk ka qenë i evidentuar në listën e të prekurve, madje as familja e tij nuk ka qenë e njoftuar deri pas vdekjes”.
Personi i vdekur, me inicialet S.T. është i lindur më 1953 nga fshati Banjë i Komunës së Malishevës. /Insajderi.com