Vdes një person në Shtime

Vdes një person në Shtime

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 17: 25 në fshatin Petrovë të Shtimes.

Policia ka njoftuar se derisa një person ka qenë duke drejtuar veturën, dyshohet se ka dalë jashtë rrugës.

Për motivet se si erdhi deri tek aksidenti e më pas vdekja, policia është duke e pritur një raport të detajuar të mjekësisë ligjore.

“Është raportuar se një mashkull  kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, ka dalë jashtë rruge, si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Për detaje të tjera pritet raporti i mjekësisë ligjore”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës./Insajderi.com