Vdes një person nga Coronavirusi në Fushë-Kosovë

Vdes një person nga Coronavirusi në Fushë-Kosovë

Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Coronavirus në Fushë-Kosovë, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj komune, Ali Topalli.

Përmes një postimi në Facebook, Topalli ka shprehur dhimbjen për ikjen e tij.

“Sapo mora lajmin e dhimbshëm: Azemi nuk i shpëtoi pandemisë. Azemi (Berisha), bashkëvendasi e shoku im, iku nga kjo botë! Lajm që më shokoi, më trishtoi dhe më shtoi mërzinë aç shumë sa që ende nuk po besoj: Loriku mbrëmë më tha se je më mirë Azem e sot, sot ike për tu mos u kthye kurrë më. Ike shpejt bre Azem: U rritëm bashk Azem dhe tani që mora këtë lajm të zi nuk po muj as të shkruaj e as të gjej fjalë………… U pafshim në Botën tjetër Azem!”, ka shkruar Topalli. /Insajderi.com/