Vdes një person nga Coronavirusi në Gjilan

Vdes një person nga Coronavirusi në Gjilan

Një person ka vdekur sot në Spitalin e Gjilanit, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe drejtor klinik i këtij Spitali, Ukshin Ismaili, i cili tha se pacienti po trajtohet në mjekimin intensive.

“Po, sot, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID-19 pozitiv edhe një pacient në mjekimin intensiv”, ka thënë ai.

Aktualisht në Kosovë numri i të infekuarve me COVID-19 ka kaluar shifrën 10 mijë persona, ndërsa numri i vdekurve është 316. /Insajderi.com/