Një person ka vdekur sot në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë si pasojë e infektimit me COVID-19.
Bëhet fjalë për një 83-vjeçar, i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar koordinatori i Spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë, Bujar Pllana.
“Po, fatkeqësisht edhe sot në mëngjes kemi pasur edhe një vdekje si pasojë e infektimit me Coronavirus”, deklaroi ai. /Insajderi.com