Vdes një person pasojë e aksidentit në trafik

Vdes një person pasojë e aksidentit në trafik

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Runik -Klladernicë në Skenderaj, njofton Insajderi.

Një person ka vdekur e një tjetër është lënduar nga kjo tragjedi për t’u dërguar për trajtim mjekësor.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar për aksidentin e rëndë.

“Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, u informova që sonte ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor në rrugën Runik – Klladernicë, përkatësisht në kufirin Kostërc – Klladernicë, me ç‘rast një person me iniciale Xh.H ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Ekipet mjekësore nga QKMF Skenderaj, me marrjen e informatës kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vend të ngjarjes dhe dhënë ndihmën e parë për personat e lënduar”.

“I lënduari që ka mbijetuar, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Gjendja e tij shëndetësore fatkeqësisht është e rëndë”, tha ai. /Insajderi.com