Një tjetër persona ka ndrruar jetë nga Coronavirusi në Kosovë.
Një 70 vjeçar ka humbur jetën në përballje me Coronavirusin në Komunën e Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.
“Humb betejën me #COVID19 edhe një qytetar nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, Q.S. 1950, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 125 qytetarë po e vazhdojnë betejën për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Kosova po regjistron vazhdimisht viktima nga Coronavirusi. /Insajderi.com/