Vdes një i ri gjatë skijimit në Brezovicë

Vdes një i ri gjatë skijimit në Brezovicë

 

Një djalë i ri ka humbur jetën në Brezovicë sot gjatë ditës, deri sa ishte duke u skijuar në këtë qendër skijimi.

Lajmin për vdekjen e tij, e ka konfirmuara zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Agim Gashi.

“Policia ka pranuar informacione se një person ka rënë në humnerë dhe menjëherë policia ka dal në vendin e ngjarjes, vdekjen e të riut e ka konstatuar mjeku ligjor”, tha Gashi.