Vdes një shtetas sirian në Prishtinë

Vdes një shtetas sirian në Prishtinë

Një shtetas i Sirisë ka vdekur dje në një lokal nate në Prishtinë.

Policia këtë rast po e konsideron si vdekje të dyshimte, përderisa ndihma e shpejt e ka konstatuar vdekjen e personit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës personi kishte humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë.

“Një mashkull shtetas i Sirisë gjersa ishte në një lokal, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com