
Një i moshuar nga Kosova ka gjetur vdekjen sot në plazhin e Velipojës. Personi është parë me vështirësi nga pushuesit, teksa lahej në det.
Ata kanë njoftuar menjëherë ambulancën ndërsa kanë tentuar ta nxjerrin nga uji.
Të moshuarit, i cili thuhet të jetë 76-vjeçar me inicialet B. A. i është dhënë ndihma e parë mjekësore në qendrën Shëndetësore të Velipojës, por ai ka ndërruar jetë rreth orës 12:00.
I moshuari me banim në Prishtinë të Kosovës pushonte me familjarët në plazhin e Velipojës në Shkodër.
Policia thotë se “po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”./ Express/