Vdes pasi rrëzohet nga shkallët

Vdes pasi rrëzohet nga shkallët

Një person ka vdekur të hënën në Prishtinë pasi është rrëzuar nga shkallët derisa ishte duke ecur, njofton Insajderi.com.

Sipas raportit të Policisë, viktima ishte duke ecur në rrugë së bashku me kolegun e tij, kurse vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Një mashkull kosovar  ka vdekur pasi është rrëzuar derisa ishte duke ecur në rrugë së bashku me kolegun e tij ankuesin kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./Insajderi.com