Një person ka vdekur në Gjilan, pasi është therur me thikë. Për këtë rast është arrestuar një i dyshuar për involvim në këtë vrasje.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:15.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
“Njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundur ta konstatojë vdekjen e viktimës i moshës madhore”, tha ai.
Hashani shtoi se ende nuk dihen për motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
Hetimet rajonale po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. /Insajderi.com