Vdes personi që u lëndua nga një përleshje në Ferizaj

Vdes personi që u lëndua nga një përleshje në Ferizaj

Pas një përleshje qe ka ndodhur mes disa të rinjve në qytetin e Ferizajt, në Rrugën “12 Qershori”,  rreth orës 20:00, një person mashkull i moshës 24 vjeçare ishte plagosur më thikë, njofton Insajderi.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, por i njëjti ka ndërruar jetë në orën 21:20 pasi që nuk kishe mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra, njofton për gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Organet kompetente janë duke u marrë me rastin dhe personi i dyshuar është në kërkim./Insajderi.com