Vdes profesori universitar Zejnullah Gruda

Vdes profesori universitar Zejnullah Gruda

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Zejnullah Gruda, ka vdekur. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Gruda.

“Prehu në paqe profesor i dashur, Zejnullah Gruda. Ishte njëri ndër profesorët pejan më të shquar dhe themelues të universitetit i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike”, thuhet në njoftimin e tij.

Zejnullah Gruda ka qenë profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe autor i disa librave./Insajderi.com