Vdes punonjësi i Spitalit të Gjakovës, ishte prekur me COVID-19

Vdes punonjësi i Spitalit të Gjakovës, ishte prekur me COVID-19

Spitali i përgjithshëm i Gjakovës ka bërë të ditur se një punonjës i këtij institucioni shëndetësor ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit me Coronavirus.

Muhamedi Rizvanolli (63) ishte shofer në Spitalin e përgjithshëm në Gjakovë për gati 40 vjet dhe që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës, deri në ditën kur rezultoi pozitiv me COVID-19.

Menaxhmenti, kolegët, gjithë stafi i spitalit me këtë rast ngushëllojnë familjen Rizvanolli, duke thënë se do ta kujtojnë gjithmonë për urtësinë tij, si një mik i shkëlqyeshëm dhe njeri i nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë./Insajderi.com