fbpx

Vdes Scott Walker, heroi eksperimental i muzikës pop

Vdes Scott Walker, heroi eksperimental i muzikës pop

Scott Walker, një nga kompozitorët më inovativë dhe më të qëndrueshëm të shekullit të 20-të, ka vdekur në moshën 76 vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur label-i i tij 4AD.

“Për gjysmë shekulli, gjenialiteti i njeriut të lindur si Noel Scott Engel ka pasuruar jetën e mijëra njerëzve”, thuhet në një deklaratë.

Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

Thom Yorke, vokalisti kryesor i Radiohead, tha për Scott se ishte “një ndikim i madh tek Radiohead dhe tek unë, duke më treguar se si mund të përdorja zërin dhe fjalët e mia”.

Walker u bë i famshëm në mesin e viteve 1960 me grupin Walker Brothers, para se të krijonte një varg albumesh të famshme solistike – ‘Scott I’ deri tek ‘Scott IV’ – që konsiderohen si disa nga albumet pop më avanturiere dhe që thyen kufijtë e epokës.

Ai pastaj u zhvendos në periferi të skenës muzikore, me një numër gjithnjë e më eksperimental të albumeve, përfshirë ‘Tilt’ të vitit 1995 dhe ‘The Drift’ e vitit 2006, i cili reflektoi mbi zonjën Mussolini, Srebrenicën dhe 9/11.

Puna e tij e fundit ishte muzika e kompozuar për filmin e Natalie Portman ‘Vox Lux’.

Walker lindi Noah Scott Engel në Hamilton të Ohajos në vitin 1943 dhe u rrit në Kaliforni.