Vdes si pasojë e Covid-19 specialisti i fizitrisë nga Theranda

Vdes si pasojë e Covid-19 specialisti i fizitrisë nga Theranda

Sedat Hoti, specialist i fiziatrisë, ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes me koronavirus, ka njoftuar Oda e Mjekëve të Kosovës, njofton Insajderi.

Hoti i ka shërbyer pacientëve pranë Spitalit të Përgjithshëm në Prizren si shef i shërbimeve të terapisë fizikale.

Oda e Mjekëve të Kosovës me këtë rast shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij./Insajderi.com