Vdes sportisti shqiptar

Një ngjarje e rëndë për sportin.

Ylli shqiptar ka humbur jetën pas një ataku kardiak. Është trajneri i tij Kostas Harmagedoni ai që dha këtë lajm të trishtë. Bëhet fjalë për sportistin e MMA, Petros Skafias, i cili e ushtronte këtë sport në Greqi.

“Ne jemi të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga lajmi sepse Peter ishte një atlet mjaft i mirë. Ne e donim shumë stilin e tij të luftimit.”tha Harmagedonit për mediat greke.

“Personalisht unë Vaios Brouziotis dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e Petros. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm i cili u largua larg nesh”, shkruan Brouziotis në rrjetet sociale.

24 vjeçari Skafias jetonte dhe ushtronte sportin e MMA në Greqi, ndërsa pak muaj më parë festoi fitoren me flamurin kuqezi.