Vdes stomatologu i njohur nga Peja

Vdes stomatologu i njohur nga Peja

Stomatologu i njohur nga Peja, Dardan Nikqi, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci.

Loci me anë të një postimi në Facebook, shprehi ngushëllime për familjen, kolegët, qytetarët e pacientët e tij.

Ky është postimi i plotë:

Mëngjes i rëndë për Pejën dhe Stomatologjinë kosovare!
Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Dr.Dardan Nikqit!
Stomatologjia pejane dhe kosovare sot humbi një prej pionierëve të saj më të devotshëm të ditëve të para.
Personalisht, sot unë dhe gjenerata ime e stomatologëve humbëm prijësin dhe njeriun që me përkushtim të pashoq na mbështeti në marrjen e përgjegjësive profesionale.
Dr.Dardan Nikqi iku i ri, por duke lënë prapa vetës vepra të mëdha!
Ngushëllime familjes, kolegëve, qytetarëve dhe pacientëve!
Në mbamendjen time, Dr.Dardani do mbetet, njeriu i fortë, profesionist dhe i guximshëm!
Pushoftë në parajsën e merituar
Me pikëllim;
Dr.Petrit Loci. /Insajderi.com/