Vdes tragjikisht punëtori i “Sharrcemit”, bie brenda rezervuarit nga 40 metra lartësi

Një punëtor i kompanisë së çimentos, “Sharrcem” në Han të Elezit ka vdekur në vendin e tij të punës pasi ka rënë nga 40 metra lartësi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00. Punëtori, shtetas i Shqipërisë ishte duke kryer disa punë dhe ka rënë në brendësi të një rezervuari nga çimentoja nga një lartësi prej 40 metrash. Urgjenca dhe njësitë e Policisë janë në vendin e ngjarjes ku po e bëjnë tërheqjen e trupit të tij”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se për vdekjen tragjike janë njoftuar familjarët e punëtorit të cilët momentalisht gjenden në Shqipëri.