Vdes ushtari shqiptar që ishte me mision në Afganistan

Vdes ushtari shqiptar që ishte me mision në Afganistan

Një ushtar shqiptar i cili ishte me mission në Afganistan ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.

Lajmi konfirmohet për “Euronews Albania” nga Ministria e Mbrojtjes, por nuk dihet ende identiteti i shqiptarit që ka humbur jetën.

Deri më tani nuk dihen as rrethanat se si ka ndërruar jetë ushtari, ndërkohë që pritet një reagim nga Shtati i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. /Insajderi.com