Vdes veterani i UÇK-së, Avni Bekteshi

Vdes veterani i UÇK-së, Avni Bekteshi

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Bekteshi nga fshati Dumnicë e Poshtme e Vushtrrisë, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega Vushtrri.

Nga kjo organizatë kanë njoftuar se i ndjeri do të varroset sot (e premte) në varrezat e fshatit.

“Me dhembje morëm lajmin për vdekjen e Veteranit të UÇK së Avni Bekteshi nga fshati Dumnicë e poshtme! Varrimi bëhet në ora 15.30 në fshatin Dumnicë e poshtme! Ngushëllime familjes Bekteshi!”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së, dega në Vushtrri./Insajderi.com

May be an image of 1 person and standing