Vdes zyrtari i NISMAS pas një aksidenti tragjik

Albert Krasniqi, zyrtar i Nismas Socialdemokrate, ka ndrruar jetë pas një aksidenti tragjik.

Vdes zyrtari i NISMAS pas një aksidenti tragjik

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Tërpeza të Malishevës ku ka ndrruar jetë një zyrtar i Nismas Socialdemokrate, Albert Krasniqi

Zyrtarë të Nismas Socialdemokrate kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Albertit Krasniqit i cili ishte pjesë e partisë se Fatmir Limajt.

Madje, ai sot pritej të fillonte punën e re si këshilltar i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka shprehur ngushllim për vdekjen e Krasniqit duke thënë se sot e priste nga ai ta pranonte detyrën e këshilltarit.

Postimi i plotë i Veselit

ALBERT sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë.

Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen.

Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet.

Lamtumirë shoku ynë,
Lutemi që të pushoni i qetë në parajsë!
VK