Vdes zyrtarja e Shërbimit korrektues

Vdes zyrtarja e Shërbimit korrektues

Ka ndërruar jetë zyrtarja e Shërbimit Korrektues, Gjyle Grjqevci Hoxha.

Lajmin është bërë publik në faqen zyrtare të Shërbimit Korrektues në Facebook.

“Znj. Grajqevci- Hoxha dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e saj është humbje e madhe për SHKK-në”, thuhet në telegram ngushëllimi.

Për shkak të rrethanave me pandeminë COVID-19, varrimi do të bëhet nën prezencën e familjes së ngushtë.

“Andaj, për shkak të pandemisë dhe pamundësisë për pjesëmarrje në varrim, Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”. /Insajderi.com