Vdesin në Shqipëri tre anëtarë të një familjeje nga Gjilani

Vdesin në Shqipëri tre anëtarë të një familjeje nga Gjilani

Tre anëtarë të një familjeje kosovare kanë vdekur në Shqipëri, njofton Insajderi.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një telegrami ngushëllimi për familjen Haliti.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.

Mediat në Kosovë kanë shkruar se “kjo familje ishte helmuar nga ushqimi”.

Një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga autoritetet e Shqipërisë. /Insajderi.com

 

Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik per humbjen e 3 antarve te familjes Haliti, zoti i shperbleft me xhenet.Ngushllime.

Posted by Vebi Jerliu on Saturday, 8 May 2021