Vdiq derisa po trajtohej në Spitalin e Prizrenit – policia e cilëson “vdekje të dyshimtë”

Vdiq derisa po trajtohej në Spitalin e Prizrenit – policia e cilëson “vdekje të dyshimtë”

Një person ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njofton Insajderi.

Viktima ishte duke u trajtuar në këtë spital që nga data 27 nëntor e këtij viti, ndërsa vdekjen e tij policia e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Spitali i Prizrenit 07.12.2020 – 13:45. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar i cili ishte në tretman mjekësor në Spitali Rajonal të Prizrenit që nga data 27.11.2020, sot ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com