Vdiq njeriu i cili i pengoi nazistët të vijnë deri te bomba atomike

Trimi norvegjez i cili ka marrë pjesë në një prej operacioneve më të mëdha të sabotimit kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, Joachim Ronneberg, ka vdekur në moshën 99 vjeçe.

Vdiq njeriu i cili i pengoi nazistët të vijnë deri te bomba atomike

Ai e ka udhëhequr grupin prej nëntë pjesëtarëve të Lëvizjes së rezistencës e cila natën në mes të 27 dhe 28 shkurtit 1943 ka sabotuar fabrikën e cila prodhonte “ujin e rëndë” të nevojshëm për ndërtimin e bombës atomike, gjë që e ka ndalë programin nuklear gjerman.

“Ronneberg ishte me siguri luftëtar i fundit më i spikatur i Lëvizjes së Rezistencës”, ka deklaruar në ngushëllim kryeministrja Erna Solberg për agjencinë e lajmeve NTB.

Fabrika Femork afër qytetit Rjukan në jug të Norvegjisë, në atë kohë ishte e vetmja në botë e cila e prodhonte “ujin e rëndë” në sasi të mëdha.

Në garën e shpejtë me aleatët për ndërtimin e bombës atomike, nazistët e kanë marrë shpejtë këtë fabrikë kur e kanë okupuar Norvegjinë në vitin 1940.

Kjo ngjarje është një prej trimërive më të mëdha të Lëvizjes së Rezistencës norvegjeze e cila u përjetësua me filmin norvegjez të vitit 1947 “Kampen om tungtvannet” (Lufta për ujin e rëndë), pastaj me filmin holivudian nga viti 1965 “The Heroes of Telemark” (Heronjtë e Telemarkut).

Joachim Ronneberg një kohë të gjatë nuk deshi të flet për eksperiencat e tij nga lufta, dhe vetëm gjatë viteve të shtatëdhjeta filloi të flet për trimëritë e tij.

“Ata të cilët sot rriten, duhet ta kuptojnë se gjithmonë duhet të jemi të gatshëm për luftë për paqe dhe liri”, ka thënë ai.

Ronneberg i cili pas luftës u bë gazetar, është i njohur në Norvegji sipas asaj që ka punuar me të rinjtë në mënyrë që ata ta kuptojnë rrezikun e luftës./Insajderi.com.