“Vdiqa dhe u ringjalla” Bujar Qamili rrëfen ditët e vështira me COVID-19

“Vdiqa dhe u ringjalla” Bujar Qamili rrëfen ditët e vështira me COVID-19

Bujar Qamili, ka treguar netët e hidhura që ka përjetuar në shtratin e COVID-19.

Këngëtari i mirënjohur e tejkaloi virusin në gjendje shumë të rëndë ku ai ka kaluar në gjendje kome për ditë radhazi.

Ai rrëfeu për “Rudina” se pandemia ka qenë njëra prej eksperiencave më të vështira që ka kaluar deri tani.

Qamili tregoi se tani është shumë më mirë dhe nuk ka problem me shëndetin, duke shtuar se në atë kohë të sëmundjes kishte kaluar në gjendje argresive dhe mjekët kishin qenë të detyruar t’i lidhnin duart duke qenë se ai dilte edhe jashtë kontrolli.

Ai u shpreh kështu, “Po të tregoj, po s’kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare “armikut mos ia pafsha”. Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë”.

Këngëtari gjendjen që kaloi e shprehi në një formë shumë emocionuese, “kemi dëgjuar shpesh ato shprehjet që thonë ‘ke me vdekë, po do të ringjallesh, do të vish edhe njëherë’, dhe ati i duket e njëjta gjë sikur vdiq dhe u ringjall prapë. /Insajderi.com