Vedat Muriqi e kall atmosferën [video]

Vedat Muriqi e kall atmosferën [video]

Fitoren e thellë 4-0 ndaj Azerbajxhanit dhe kualifikimin historik në play-off të Ligës së Kombeve, lojtarët e Kombëtares së Kosovës e kanë festuar deri në orët e hershme të mëngjesit, me muzikë dhe valle.

Donis Avdijaj e Benjamin Kololli ishin në qendër të vëmendjes, të cilët ia morën valles në hotelin e Kombëtares.

Por, nuk mungoi as sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili bëri paraqitje fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Videon e këtij vallëzimi e ka publikuar në Instagram bashkëkombësi i tyre, Idriz Voca, teksa nuk munguan edhe postime tjera të shumta nga lojtarët e Kombëtares për këtë arritje historike.

Pas fitores kundër Azerbajxhanit, Kosova është promovuar Ligën C të Ligës së Kombeve.

Në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Kosova do të përballet me Maqedoninë. /Insporti.com