Veliaj njofton Ahmetin për dëmet e tërmetit në Tiranë

Veliaj njofton Ahmetin për dëmet e tërmetit në Tiranë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, menjëherë pas tërmetit në Shqipëri ka bashkëbiseduar me homologun e tij tironas, Eriona Veliajn.

“Fatmirësisht, kryetari i Tiranës më njoftoi se nuk ka pasoja të mëdha. Lëndimet janë minore e po ashtu edhe dëmet materiale janë të vogla”, ka njoftuar Ahmeti, shkruan Insajderi.

“Qëndrojmë të gatshëm për të ndihmuar pas tërmetit në Shqipëri. Shpresojmë që më e keqja ka kaluar tashmë”.

Ndryshe një tërmet prej 5.6 ballësh ka goditur Shqipërinë sot rreth orës 16:00 për pasojë disa persona janë lënduar dhe disa ndërtesa janë shkatërruar.

insajderi.com