Veliaj për përplasjet: Ndaloni sabotimin e Tiranës

Veliaj për përplasjet: Ndaloni sabotimin e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar te zona e “Astirit” ku pati përplasje mes banorëve që kundërshtuan rrënimin e banesave dhe policisë që po siguroheshin që IKMT të kryejë punën.

“Nëse ke marrë paratë apo përqindje në pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës! Partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit në pikiatë!”, shkroi Veliaj.

Sot në mëngjes nisi prishja e ndërtimeve te zona e “Astirit”, zonë në të cilën është paraparë realizimi i prjketit për Unazën e Madhe që synon të çlirojë Tiranën nga trafiku.