Veliu derisa pranon humbjen e LDK-së në Podujevë: VV s’është subjekt serioz

Veliu derisa pranon humbjen e LDK-së në Podujevë: VV s’është subjekt serioz

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, është deklaruar rreth zgjedhjeve të sotme komunale në komunën e Podujevës ku fitoi Lëvizja Vetëvendosje, në krye të së cilës ishte vetë ai, derisa pranoi postin ministror, njofton Insajderi.

Në konferencën për media të mbajtur nga Lidhja Demokratike e Kosovës e që pjesë e saj ishte edhe Veliu, ai përmendi edhe partinë kundërshtare në këto zgjedhje, Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilën thotë se nuk është subjekt politik serioz dhe nuk di të qeverisë.

Sipas tij, një gjë të tillë Vetëvendosje e ka dëshmuar në 50 ditëshin e qeverisjes me në krye Albin Kurtin.

“Vetëvendosja nuk është një subjekt politik serioz që di të qeverisë, e ka treguar edhe në 50 ditëshin  e qeverisjes, ata dijnë vetëm të bëjnë propagandë”, ka thënë Veliu. /Insajderi.com