Veliu do ta mbështetë “Jetimat e Ballkanit”, me synim përmisimin e jetës së qytetarëve

Veliu do ta mbështetë “Jetimat e Ballkanit”, me synim përmisimin e jetës së qytetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në takim humanistin, Halil Kastratin.

Veliu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se në takim me Kastratin është diskutuar për projektet e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes tyre.

“Pata kënaqësinë ta mirëpres në takim humanistin Halil Katrati. Biseduam për projektet e shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ dhe mundësitë e bashkëpunimit tonë, duke u nisur nga ofrimi i mundësisë për lëvizje të lirë gjatë angazhimeve të tyre”, ka shkruar Veliu.

Mes tjerash Veliu ka theksuar se do t’i mbështesin “Jetimat e Ballkanit” në iniciativat e tyre që synim kanë përmirësimin e jetës së qytetarëve e veçmas atyre në nevojë. /Insajderi.com.