Veliu: Do të rikonfirmohemi si forcë e parë politike

Veliu: Do të rikonfirmohemi si forcë e parë politike

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ende shpresa se do të fitojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen në fund të janarit apo në fillim të shkurtit, njofton Insajderi

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu me anë të një postimi në Facebook ka thënë se sot ka takuar kryetarët e nëndegëve të partisë në Podujevë, komunë kjo ku LDK i humbi zgjedhjet komunale, e në të cilën mbante pushtetin që nga paslufta, shkruan lajmi.net.

E Veliu ka thënë se është i bindur që LDK do të konfirmohet si forca kryesore politike.

“Do të punojmë̈ bashkë dhe duke i kanalizuar të gjitha kapacitetet tona për ta arritur fitoren e LDK-së dhe të Kosovës”, ka shkruar ai./Insajderi.com