Ministri i Brëndshëm dhe Administratës, Agim Veliu" />

Veliu javën tjetër raporton për pretendimet në lidhje me kasafortën në Ministrinë e Brendshme

Raportohet se Xhalal Sveçla ka lërë të hapur kasafortën me dokumente shumë të rëndësishme për sigurinë e shtetit.

Veliu javën tjetër raporton për pretendimet në lidhje me kasafortën në Ministrinë e Brendshme

Ministri i Brëndshëm dhe Administratës, Agim Veliu javën tjetër do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrotjes.

Në mbledhjen e sotme që mbahu ky komision u diskutua edhe për raportet se ish-ushtruesi i detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka lënë të hapur kasafortën me dokumente të rëndësishme.

Në kasafortë ruhen dokumente shumë të rëndësishme që përmbajnë informata konfidenciale sa i përkët sigurisë shtetërore.

Nën-kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha tha se javën tjetër Agim Veliu do të raportojë në lidhje me këto raportime.

Ne e kemi thirrur të raportojë në komision, ministrin e Punëve të Brendshme dhe pastaj aty do të sqarohet gjithçka”, tha ai. /Insajderi/