Veliu: Kurti nuk ka pasur guxim të lejojë aksionin policor në Karaçevë

Veliu: Kurti nuk ka pasur guxim të lejojë aksionin policor në Karaçevë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, i cili të shtunën deklaroi se, “Në Karaçevë është goditur bishti i krimit pasi koka është në Prishtinë”.

Gjatë konferencës për media, Albin Kurti, ka thënë se, “Veliu ka kërkuar leje për një aksion policor, por nuk ka pasur asnjë raport me shkrim”.

Ndaj këtyre pretendimeve të ish-kryeministrit, ka reaguar, Agim Veliu, i cili në një prononcim për klankosova, tha se, “çdo gjë ka qenë e përgatitur mirë”, njofton Insajderi.

“Kam shkuar dhe ia kam dërguar kërkesën. Çdo gjë do të thotë ka qenë e përgatitur mirë edhe është pritur vetëm një miratim i tij si kryeministër. Unë e kam njoftuar, por ai nuk ka pasur guxim që të lejojë autorizimin për të zhvilluar aksionin sikurse që u bë mbrëmë”, tha Veliu.

Policia e Kosovës në mbrëmjen e së premtes ka hyrë në fshatin kufitar me Serbinë për të arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për krim të organizuar.

Aksioni rezultoi me shembjen e kazinove dhe arrestimin e disa policëve të cilët akuzohen se me vite “kanë bashkëpunuar me celula të krimit në atë pjesë”. /Insajderi.com