Veliu: Nuk duhet njërës parti t’i takojnë dy postet më të rëndësishme

Veliu: Nuk duhet njërës parti t’i takojnë dy postet më të rëndësishme

Marrëveshja për koalicionin qeverisës, LDK-VV, tash e sa ditë ka ngecur peng. Problem arritjen e kësaj marrëveshjeje, del të jetë posti i Presidentit.

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu ka thënë se është kundër që njërës parti t’i takojnë të dy postet kryesore në vend, i Kryeministrit dhe Presidentit.

Ai ka thënë se kjo nuk do të quhej çkapje e shtetit dhe as ai vet, nuk e pranon këtë opsion.

“Nuk do të ishte çkapje e shtetit nëse një subjekt politik, qoftë ajo Vetëvendosja ose LDK-ja, t’i ketë dy pozicionet kryesore në shtet, edhe Kryeministrin, edhe Presidentin. Unë nuk e pranoj as variantin që edhe LDK-ja me i pasë dy pozicionet kyçe në shtet, edhe Kryeministrin edhe Kryetarin e shtetit, sepse duhet të jetë njëfarë balance, njëfarë funksionimi normal i institucioneve”, ka thënë Veliu për Express.

Kryetari i Podujevës ka insistuar që çështja e Presidentit të qartësohet, sepse pas një viti mund të haset në vështirësi.

“Qëndrimi i LDK-së është i qartë, ne kërkojmë që ta qartësojmë deri në fund marrëveshjen, mos të lëmë çështje që rrugës na nxjerrin probleme. Koalicioni mund të jetë i rrezikuar kur të vjen koha e zgjedhjes së Presidentit, nëse ne nuk kemi marrëveshje mes vete, si mund të bëjmë marrëveshje me tjerët që të sigurojmë votat në Kuvend”, ka thënë ai.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, këto dy parti, tashmë i kanë ndarë ministritë.

Ekskluzive: Kështu u ndanë ministritë mes LDK-së dhe VV-së