Veliu thotë se kryeministri Kurti ka kryer testin për koronavirus

Veliu thotë se kryeministri Kurti ka kryer testin për koronavirus

Ministri i shkarkuar i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, dhe pjesëtarët e VV-së në Qeveri dhe Kuvend e kanë kryer testin për koronavirus.

“E kam një informacion që Albini dhe disa prej pjesëtarëve  të tij në Qeveri dhe në Kuvend, duke filluar nga nënkryetarja e Kuvendit i kanë kryer analizat ku iu janë marrë mostrat se a janë me koronavirus apo jo”.

“Me këtë veprim ata ia kanë mohuar të drejtën qyetetarëve. Unë kam informacion që ekipin e IKSHPK-së e kanë thirrë tua bëjë atyre këtë analizë dhe nuk kanë shkuar në Institut”, tha Veliu për klankosova.tv.