Veliut i vjen keq që Haradinajt i ka ardhë ftesë nga Gjykata Speciale

Veliut i vjen keq që Haradinajt i ka ardhë ftesë nga Gjykata Speciale

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pasi ka marrë ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Ai shkurt për KosovaPress tha se i vjen keq që ka ardhur një ftesë e tillë.

“Veç sa e pash në media, nuk kam kurrfarë komenti. Më vjen keq që ka një ardhë ftesë e tillë, po këto janë procese që Kosova i ka formuar”, tha Veliu.